Lavdosh Biografia

Lavdosh Isufi ka lindur ne 3 Maj, 1954 ne fshatin Haderaj (Vlore).   Mbas mbarimit te shkolles tete vjecare shkon ne qytetin e Fierit ku mbaron shkollen e mesme industriale Petro Sota.

Mbas mbarimit te shkolles shkon ushtar ne garden e Republikes ne Tirane ku u dallua ne organizimin e puneve te rinis duke u zgjedhur edhe sekretari i Rinis te Brigates. Ne te gjithe kohen e ushtris Lavdoshi vazhdoji traditen dhe pasjonin e tij te me parshem, ate te studimit dhe leximin e librave duke u bere shembull edhe per te rinjte e tjer.

Ne mbarim te kohes te sherbimit ne ushtri pranohet antari i PPSH nga Komiteti i Partis M.P.Brendshme. Mbas viteve te ushtris rrikthehet prap ne qytetin e Fierit dhe fillon pune ne uzinen kimike Azotik.

Edhe gjate gjith kesaj kohe Lavdosh ishte shum i organizuar ne linjen e partis duke qene gjate gjithe kesaj kohe si sekretar partie. Gjithashtu Lavdoshi eshte dekuruar me medalje pune nga Presidumi I Kuvendit Popullor.

Me ardhjen e Demokracis dhe mbylljen e Azotikut, Lavdoshi fillon pune ne shtypeshkronjen e qytetit te Fierit ku punoi deri ne vitin 1997, kur ne kete kohe zgjidhet ne llotarin Amerikane.

Nga ky vite e deri me sote jeton ne SH.B.A. Gjate kesaj kohe ka punuar ne Uzine Mekanike si teknik. Edhe ketu ne Amerike vazhdoi traditen e studimit dhe leximit te librit ne te gjitha fushat.

Duke shfryzuar kohen e gjate te meditimit gjate punes ne makineri, Lavdoshi ka arritur te shkruaj deri tani 5 libra dhe ka filluar librin e 6. Eshte shume interesante se ai ka filluar te shkruaj ne moshen 54 vjec duke kundershtuar tezen se poeti duhet te shkroje ne moshen e rinise.

Libri i pare i tij eshte “Mergimtari” dhe vazhdon me librin “Dashuri Ne Vargje”, “Reflektime”, “Rrefejza Dashuria” dhe “Vegjelia”. Temat e poezive jane te larmishme duke filluar qe nga dashuria, historia, patriotizmi, atdhe dashuria dhe filozofia e shprehur ne Epigrame dhe triptika te shumta te shkruajtura ne librat e tij.

Gje me e rendesishme dhe teper e vecant e Lavdoshit eshte se stili i tij te shkruarit eshte perdorimi me te njejten rime ne fund te vargut, qe do te thote qe te katra vargjet e strofes kane te njejten rrime ne fund te tyre.

Gjithashtu si ne Shqiperi dhe Amerike eshte dalluar per karakterin e tij te vecante te menduari dhe te vepruari ne pune dhe ne jete ne te gjith sferat e shoqerise dhe ne vecanti ate te familjes se tij me gruan, vajzen dhe djalin te cilet jane arsimuar me nga 2 universitete dhe me master duke zene nivele te larta ne shoqeri. Po e mbyllim me thenjen e vete te poetit me nje nga epigramet e shumta te tij.

“Mos pyesni kush ka qen

Po shikoni cfare ju ka len

Cdo njeri nje pun e ben

Punet e mira gjurem len”